Pastore paralajmëron largimin nga PSG-ja

22 dhjetor 12:31

Argjentinasi Javier Pastore ka pranuar se mund të largohet nga Paris Saint-Germain.

Mesfushori është duke konsideruar të ardhmen e tij te skuadra franceze ku nuk është duke luajtur vazhdimisht te ekipi i trajnerit, Unai Emery. Andaj, ai ka bërë të ditur se mund të gjejë një ekip të ri gjatë afatit kalimtar të janarit.

“Nuk e di nëse do të jetë ndeshja ime e fundit këtu, nuk e di se çfarë do të bëj. Do ta analizoj ditë pas dite. E bëj atë që më pëlqen, e ajo është të luaj futboll”, ka thënë Pastore.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori Jack Wilshere nuk ka aspak ndërmend të largohet nga…