“Pastrimi”: Borxhi i papaguar ka arritur 2.2 milionë euro, shkak thirrja publike e Komunës së Prishtinës drejtuar qytetarëve

29 prill 2025 | 22:43

Kompania “Pastrimi” ka reaguar me shqetësim ndaj veprimeve të Komunës së Prishtinës, duke thënë se borxhi i papaguar ndaj kësaj ndërmarrje nga janari e deri tash ka arritur në 2.2 milionë euro. Kjo pasi komuna ka apeluar që faturat të mos paguhen tek ndërmarrja, por në sportelet e saj.

Si pasojë e kësaj situate, kjo ndërmarrje ka thënë se nga 1 maji rrezikohet të mbyllen dyert e Deponisë për deponimin e mbetuirinave për të cilin pa vullnetin e KRM “Pastrimi” nuk do të ketë mundësi për të ofruar shërbim për qytetarët.

“Nga muaji janar e deri në faturën e muajit 30 prill 2025, borxhi i papaguar ndaj KRM Pastrimi ka arritur vlerën alarmante prej 2.2 milionë euro për shkak thirrjes publike të Komunës së Prishtinës drejtuar qytetarëve. Pavarësisht kryerjes së rregullt dhe të pandërprerë të shërbimeve të pastrimit dhe menaxhimit të mbeturinave, Komuna është duke dëmtuar kompaninë për faktin se nuk ka paguar asnjë centë që nga 01 janari 2025, duke krijuar rëndim të punës operative dhe vështërësi financiare për ndërmarrjen”, thuhet në reagim.

Me këto veprime, komuna e ka çuar këtë ndërmarrje buzë falimentimit.

“Kjo situatë ka sjellë edhe vështirësi serioze në mbulimin e pagave për punëtorët, shpenzimeve për deponimin e mbeturinave, si dhe në furnizimin me derivate të cilat janë të domosdoshme për funksionimin e flotës të cilët janë shtyllat kryesore të operimit ditor të ndërmarrjes”, theksohet në reagim.

Nëse kjo situatë vazhdon, Bordi i Drejtorëve ka paralajmëruar  se detyrohen të dërgojnë lëndët e borxheve të papaguara për ekzekutim tek përmbaruesi privat.

“si dhe do të autorizojmë menaxhmentin të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore, përfshirë edhe paraqitjen e kallëzimeve penale, në rast të keqpërdorimit të pozitës zyrtare dhe cenimit të funksionimit të një shërbimi publik jetik”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik Blerim Canaj, në emisionin “Click” të RTV21, vlerësoi…