Pastrohet bjeshka e Sharrit në Lubeten nga nxënësit vullnetarë të Kaçanikut

26 tetor 2019 | 15:14

Bjeshket e Sharrit janë të shpallura Park Nacional i Republikës së Kosovës prandaj këto bjeshkë frekuentohen jashtëzakonisht shumë nga njerëz prej vendeve të ndryshme.

Pasojë e frekuentimit nga njerëz të shumt është ndotja e Natyrës së bukur të Sharrit. Iniciativa vullnetare e një grupi të nxënësve të Shkollës së mesme profesionale “F. Guri dhe V. Çaka” nga Kaçaniku të motivuar dhe të udhëhequr nga Profesorët e Edukatës Fizike Enver Kamishi dhe Lulzim Krasniqi sot gjatë tërë ditës morën aksion për pastrimin e pjesëve kryesore ku më së shumti frekuentohen nga vizitorët.

Luten qytetarët që mbetjet e ndejës së tyre t’i marrin me vete sepse ato nuk i përkasin natyrës, qese, shishe plastike, çelçe birrash e ushqime në kanaqe konzervash po e shëmtojnë ambientin. Grupi i nxënësve bashk me Profesorët ngrumbulkuan sasi të mëdha mbeturina të cilat u futën në thasë dhe u ngarkuan në rimorkio. Këtë iniciativë e përkrahu edhe Kryetari i Komunës.

Shqetësuese dhe shumë e dhimbshme ishte prerja e drunjve, në mënyrë të trishtuar po prehen lisa të mëdhenj e të vegjël dhe pyetja është përse nuk ndalet kjo dukuri?!!

Është shumë e lehtë të vizitohet vendi, mjafton një makinë tereni vizitoni rrugën për tek stanet dhe mund ti takoni autorët.

Ajo që mund ta ndalonte këtë shkatrrim është ideja për një Kazermë të Vogël Ushtarake në këtë anë ku ushtarët tanë, djelmosha të rinjë do të mund të bënin aktivitete të ndryshme të tyre e njëherit edhe patrollime ku vet prezenca e ushtrisë do të thot më shumë respekt për vendin tonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç falënderoi Rusinë për dërgimim e…