Pastrohet deponia ilegale e mbeturinave në qendër të fshatit Krushë e Madhe

13 dhjetor 2018 | 13:26

Në fshatin Krushë e Madhe të Komunës së Rahovecit, është bërë pastrimi i një deponie ilegale të mbeturinave në qendër të këtij fshati.

Largimin e mbeturinave nga kjo deponi e ka parë edhe kryetari i komunës, Smajl Latifi, Berat Duraku, drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Inspektor Komunal, qytetarë të fshatit Krushë e Madhe dhe vullnetar të Qendrës Rinore SHL-Kosova.

“Sot po bëhet pastrimi i një deponi ilegale të mbeturinave në qendër të fshatit Krushë e Madhe. Mjedisi i pastër vazhdon të trajtohet me prioritet të lartë në qeverisjen time dhe në këtë frymë sot kemi ndërmarr këtë aksion”, ka shtuar ndër të tjera kryetari Latifi.

Gjithashtu kryetari Latifi i ka falënderuar edhe vullnetarët e Qendrës Rinore SHL-Kosova që ishin bërë pjesë e aksionit.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësi i proceseve politike, Belul Beqaj, ka thënë se me…