Pastrohet Ereniku, gjendja e tij u shpërnda edhe në “National Geographic”

26 maj 2018 | 16:56

Sot qyetatrët kanë pastruar lumin “Erenik”, i cili deri dje ishte në gjendje të tmerrshme.

Një fotografi e lumit ‘Erenik” që u shpërnda nëpër botë ditë më parë paraqiti ndotjen e skajshme të tij.

Kanali amerikan “National Geographic” shpërndau në faqen e tyre zyrtare të “Instagram”-it një fotografi të këtij lumi ku duket i spërkatur kudo me plastikë e materiale të tjera.

“Dukej sikur në lum paralel i plastikës po lundronte përreth brigjeve të Erenikut”, thuhej në përshkrimin e fotos që u postua para një jave.

 

Pas kësaj, organizata ‘Let’s do it Kosova’ pastroi sot lumin ‘‘Erenik”. Tashmë ky lum ka pamje tjetër./ Kallxo.com/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in dhe lideri i…