Pastrohet hapësira përreth Liqenit të Batllavës

26 maj 2023 | 16:06

Sot gjatë ditës është zhvilluar aksioni për pastrimin e të gjithë hapësirës përreth Liqenit të Batllavës në gjatësi rreth 8 km.

Aksion ky të cilit i është bashkuar edhe iryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe pjesëtarë të ekzekutivit komunal.

Në këtë aksion të organizuar nga Drejtoria e Arsimit morën pjesë mbi 1000 nxënës të shkollave të mesme, shoqata e peshkatarëve “Llapi”, OJQ lokale dhe qytetarë të komunitetit të Orllanit.

Me këtë rast kryetari Bulliqi mbajtj një fjalë rasti ku i përgëzojë të gjithë nxënësit mësimdhënësit dhe menaxhmentin e shkollave për punën dhe përkushtimin në aksionin e sotëm, si dhe kërkoi nga të gjithë qytetarët të jenë më miqësor e më të kujdesshëm me mjedisin.

Gjithashtu këtë aksion e kanë mbështetur edhe kompania “Beni Reisen” duke ofruar falas transportin e nxënësve dhe “Golden Eagel” për sigurimin e pijeve për pjesmarrësit në aksionin e pastrimit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vedat Muriqi po vazhdon të impresionojë në kampionatin spanjoll të…