Pasurit multimiliardëshe të trevave shqiptare fat apo fatkeqësi?

23 tetor 2021 | 09:24

Shkruan: Xhafer Murseli

Sipas të gjitha instituteve me renome botërore çmimi i lënëve të para të burimeve konvencionale energjetike qymyri, nafta, gazi dhe lëndët e para minerare në vitet në vijim do të kenë rritje kontinuale të ashpërt.
Këto ditë agjencioni gjerman DERA që përcjell lëndët e para në bashkëpunim me institutin federal BGR për gjeoshkencat dhe lëndët e para, dha një vlerësim mbi rrezikun e rritjes rapide të çmimit të lëndëve të para minerare dhe energjetike.
Për shkak të zhvillimeve të mëdha industriale kërkesa për lëndët e para deri në vitin 2040 do të shtohet nga 7,9 herë deri në 19 herë, varësisht prej llojit të lëndës se parë. Kjo rritje e kërkesës në tregun botëror do jetë e lidhur linearisht edhe me ngritjen e çmimit të lëndëve të para.
Me theks të veçantë shprehet shqetësim mbi rritjen shumë të shpejt të kërkesës në tregut për Lithium, Nikel , Kobalt, Kadmium, Baker, Zink, Plumb, Argjend, etj.
Meqë Lithiumi i cili sot po aplikohet të elektromobiliteti dhe të sistemet akumuluese të energjisë elektrike nuk ka as gjasa teorike të mbulojë kërkesat e tregut botëror, institutet dhe kompanitë energjetike hulumtuese janë duke avancuar dhe përsosur sistemet akumuluese me legurën Nikeli-Hekuri (NiFe).

May be an image of text that says 'KOHLEPREIS CHART IN EURO 1 JAHR Intraday 1 Woche 1 Mon. 3 Mon. 1 Jahr 3 Jahre Währung: EUR Optionen 5 Jahre MAX 250- 225- 200- 175- 150 125- 100 75- 50- 25- 0 +400% +311,1% +200% Nov Dez +100% Jan Feb Mrz Apr 0% Mai Jun Jul Aug Sep --100% -100%'
Sipas këtij, burimi derisa sot brenda vitit në tregun botëror harxhohen 2,4 milion ton Nikël, në vitin 2025 duhet të jenë në treg se paku 3,4 milion ton.
Ritmi i rritjes së burimeve energjetike do të jetë edhe më i madhe se sa ai i lëndëve minerare.
Deri sa në tetor të vitit të kaluar çmimi i një Toni qymyr në bursën botërore ishte 50 Euro / ton, në tetor të këtij viti arriti vlerën rekorde 200 euro / ton.
Burimi:
https://www.finanzen.net/rohstoffe/kohlepreis
P.S.:
Nga ky studim mund të konstatohet se një nga humbjet më të mëdha që ka përjetuar populli shqiptar i viteve të demokracisë, është falja e Nikëlit të Kosovës dhe e pasurive të naftës, gazit dhe të metaleve në shtetin amë Shqipëri.
Konkluzion:
Populli shqiptar me urgjencë duhet t’ia kthej prapë vetvetes pasurit e tij, deshi apo nuk deshi politika.
Po t’i shfrytëzoj vet populli ynë këto pasuri, do të jetojmë siç është më së miri në Evropë, në të kundërtën nëse merremi vetëm me sharjet dhe fyerjet e partive tona në kuvendet tona, do të mbesim rroktar dhe argat të shpërndarë në të katër anët e globit, të vetëkënaqur me nënçmimin që na bëjnë të huajt.
Kombinati Trepça është një fat në fatkeqësi që ka shpëtuar nga privatizimi i egër, prandaj popujt që sot posedojnë burime energjetike dhe minerare, duhet ruajtur ato burime si sytë e ballit, sepse këto burime janë siguria e kombit, siguria dhe perspektiva e gjeneratave që do vijnë, me një fjalë jeta e fëmijëve tanë.

May be an image of cosmetics

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person është arrestuar pasditen e së premtes në Prishtinë,…