Pato largohet nga Kina

18 mars 2019 | 11:23

Sulmuesi brazilian Alexandre Pato është larguar nga skuadra e Superligës së Kinës, Tianjin Tianhai.

“Aventura ime në Kinë ka përfunduar. Këta dy vjet në Kinë për mua ishin të lumtura dhe përvojë e re në karrierën time. Jam krenar që kam qenë pjesë e këtij ekipi, të cilin e falënderoj për të gjitha”, ka shkruar

Pato në rrjetet sociale. 29-vjeçari për ekipin kinez ka zhvilluar në total 47 ndeshje dhe ka shënuar 30 gola në të gjitha garat.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në restorantin “Kanina” të gjitha ushqimet janë tradicionale dhe shërbehen…