Pato mund të rikthehet në Seria A

18 janar 2021 | 12:22

“Milani është në zemrën time, ëndërroj të kthehem. Dëgjoj se në Itali mund të ketë klube të interesuara për mua, por unë dua të bëj të qartë se tani që jam 31 vjeç dhe nuk po kërkoj një kontratë për të shtuar llogarinë bankare, por për një projekt që më pëlqen“, kështu u shpreh Alexandre Pato katër ditë më parë.

Rikthimi në Milanello nuk do të ndodhë, por sulmuesi brazilian mund të transferohet te një tjetër ekip i Serie A. Në skenë ka dalë Fiorentina, që është në kërkim të një sulmuesi.

“Për momentin po merremi me largimet e katër lojtarëve. Më pas do të fokusohemi te merkato në hyrje. Pato? Sigurisht që është një emër interesant“, është shprehur Giancarlo Antognoni, legjenda dhe menaxheri i klubit nga Firence. Sulmuesi i njohur është pa ekip prej gushtit të vitit të kaluar, moment kur i dha fund bashkëpunimit me Sao Paulo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë…