‘Patrullojmë së bashku’

25 qershor 2021 | 11:06

Bazuar në Strategjinë e Integruar të Policimit të Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi, bashkëpunimit me qytetarët, si dhe gjendjen aktuale në komunikacionin rrugor, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bashkëpunim me OJQ ‘’Kuvendi i të Rinjëve të Ferizajt’’ ka filluar të implementojë projektin e përbashkët “Patrullojmë së bashku”.

Qëllimi i implementimit të këtij aktiviteti të përbashkët me shoqërinë civile, është ngritja e bashkëpunimit me qytetarët, si partnerët tanë kryesorë në krijimin e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët, pastaj shtimi i aktiviteteve, pikave të kontrollit dhe prezencës policore si dhe sensibilizimi i drejtuesve, të të gjitha kategorive të automjeteve, pjesëmarrës në komunikacion, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacion në përgjithësi e në veçanti atyre me fatalitet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Së paku katër njerëz humbën jetën dhe rreth 200 të…