Së paku katër viktima nga tornadoja në Republikën Çeke

25 qershor 2021 | 11:02

Së paku katër njerëz humbën jetën dhe rreth 200 të tjerë u plagosën si pasojë e tornados që goditi të enjten pjesën juglindore të Republikës Çeke.

Lajmin e konfirmoi për televizionin publik çek zëdhënësja e shërbimeve të shpëtimit në rajonin e Moravisë Jugore, Micahela Botova.

Stuhia shkatërroi çatitë e disa ndërtesave në qytetet Brecllav dhe Hodonin, ndërsa shkuli pemë dhe përmbysi makina.

“Është një ferr i gjallë”, tha guvernatori rajonal i Moravisë Jugore, Jan Grolich, pasi vizitoi zonën.

Ekipet vendase të shpëtimit, bashkë me përforcime nga Austria dhe Sllovakia, janë duke ndihmuar të prekurit.

Një zëdhënëse lokale e shërbimeve të urgjencës, Hedvika Kropackova, tha se disa njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja.

Ministri i Brendshëm çek, Jan Hamacek, tha se situata është shumë serioze, raporton Rel.

Pasi vizitoi rajonin e goditur, ai shpalli gjendje të jashtëzakonshme.

Tornadoja shkaktoi edhe ndërprerje të mëdha të trafikut dhe la mbi 100,000 shtëpi pa energji elektrike gjatë natës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Departamenti i Kufirit, në këtë rast Njësia e Hetimeve nga…