Policia ndalon një kombi që tentoi të fusë mallra të kontrabanduara nga Serbia në Kosovë

25 qershor 2021 | 10:47

Departamenti i Kufirit, në këtë rast Njësia e Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare “Veriu” në Lluzhan, bazuar në informacionet e siguruara mbi dyshimet për aktivitete kriminale të “kontrabandimit me mallra “dhe” kalime të paautorizuar të vijës kufitare” nga territori i Serbisë në territorin e Kosovës, ka aktivizuar planin operativ “Befasia”, i cili është realizuar në zonën e Mitrovicës së veriut.

“Gjatë realizimit të planit operativ me datën 24.06.2021, në orën 19:40, në fshatin Ballaban të komunës së Zveqanit, është ndaluar automjeti ‘kombi mercedes’ (ngjyrë e bardhë) me targa të Serbisë të cilin e ngiste i dyshuari (D. B.), mbi dyshimin e bazuar se kishte mallra të kontrabanduara nga territori i Serbisë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Zyrtarët policorë të Policisë së Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me zyrtarët doganorë të Doganës së Kosovës, kanë bërë kontrollimin dhe numërimin preliminar të mallit të kontrbanduar, të evidentuar si në vijim: Rreth 770 pako (boksa) cigare me banderola ‘SRB’ të llojeve të ndryshme 770 X 10 =7700 paketime, mbi 1000 palë xhinse dhe 10 palë patike.

“Bazuar në informacionet e para, sipas zyrtarëve doganorë vlera minimale e mallit kalon afërsisht vlerën 13000 euro, përderisa sipas procedurave pritet të bëhet numërimi dhe verifikimi i detajuar, përfshirë edhe caktimin e vlerës së taksës dhe vlerës së mallit. Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore Mitrovicë janë iniciuar rastet ‘Kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare apo vijës kufitare’ dhe ‘Kontrabandim me mallra’, përderisa personi i dyshuar pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Lënda procedohet në procedurë të rregullt përderisa automjeti dhe malli i kontrabanduar i janë dorëzuar Doganës së Kosovës”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bjellorusia ka liruar nga burgu gazetarin kritik Roman Protasevich dhe…