Paul Pogba dënohet me katër vjet moslojë

29 shkurt 2024 | 13:23

Futbollisti francez, Paul Pogba, është dënuar me katër vjet moslojë pasi është gjetur fajtor për përdorimin e dopingut.

30-vjeçari është suspenduar në shtator të vitit të kaluar, pasi kishte përdorur DHEA, substancë që ngreh nivelet e testosteroneve, hormon ky që rrit durueshmërinë te sportistët.

Ndërsa testimi i dytë që ai e kishte bërë në tetor e kishte vërtetuar që Pogba e kishte përdorur këtë substancë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjashtë miliardë euro - ky është fondi që Bashkimi Evropian…