Paundi britanik bie në nivele rekord kundrejt dollarit

26 shtator 2022 | 08:56

Paundi ka rënë në një nivel të ulët rekord kundrejt dollarit amerikan, pasi tregjet reaguan ndaj shkurtimeve më të mëdha të taksave në Britaninë e Madhe në 50 vjet.

Në bursat aziatike, kjo valutë ra nën 1.04 dollarë përpara se të rifitonte terren për të qëndruar në rreth 1.05 dollarë.

Sekretari i Thesarit, Kwasi Kwarteng ka premtuar më shumë shkurtime të taksave mbi një pako prej 45 miliardë funtesh.

Valuta britanike gjithashtu ka qenë nën presion për shkak të fuqisë së dollarit. Euro preku po ashtu një nivel të ulët 20-vjeçar kundrejt dollarit, mes shqetësimeve të investitorëve për rrezikun e recesionit ekonomik.

Nëse paundi qëndron në këtë nivel të ulët kundrejt dollarit, importet e mallrave në dollarë, përfshirë naftën dhe gazin, do të jenë më të kushtueshme. Po ashtu, mallrat nga SHBA-ja mund të jenë gjithashtu shumë më të shtrenjta.

Disa investitorë mendojnë se Banka e Anglisë do të detyrohet të ndërmarrë veprime urgjente për të ndaluar rrëshqitjen e paundit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrëmë (e diel) në natën e fundit të Festivalit janë…