Paundi britanik bie në nivelin më të ulët të 37 viteve, rritet frika për recesion

24 shtator 00:00

Paundi britanik ka rënë në nivelin më të ulët në dekada kundrejt dollarit amerikan, teksa po rritet frika për inflacion dhe recesion.

Qeveria ka njoftuar një plan drastik për të ulur taksat, duke pretenduar se do të nxisë rritjen.

Paundi ra me 2% deri në 1,1042 dollarë, vlera më e dobët që nga fillimi i vitit 1985, ndërsa kundrejt euros ra nga 1,14 euro në 1,13 euro.

Rënia e stërlinës kundrejt të dy monedhave erdhi një ditë pasi Banka e Anglisë rriti normat e interesit me 50 pikë bazë. Ndërsa një rritje e tillë zakonisht do të rriste vlerën e monedhës, rënia vjen pasi shumë banka të tjera qendrore po bëjnë të njëjtën gjë .

Tregtarët duken gjithnjë e më të shqetësuar për perspektivën ekonomike të Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa infalcioni i shkaktuar nga lufta e Rusisë në Ukrainë që përbën një kërcënim për ekonomitë në mbarë botën.

Rritja e inflacionit dhe kriza e kostos së jetesës përbëjnë një sfidë për qeverinë e kryeministres së re të Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss.

Inflacioni po shkon në rreth 9.9%, niveli më i lartë që nga vitet 1980 dhe parashikohet të rritet në 11% muajin e ardhshëm.

Ekziston frika se normat më të larta të interesit mund të mbytin investimet ndërsa kostoja e huamarrjes rritet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e mbrojtjes e Ukrainës ka postuar në Twitter imazhet…