Pavarësisht largimit të Vjosës, elektorati i LDK-së është stabil

30 janar 2021 | 08:19

Kandidati për deputet nga LDK-ja, Anton Quni, është shprehur se presin që në zgjedhjet e reja ky subjekt politik të jetë me vota aty ku ka qenë vitin e kaluar.

Largimi i Vjosa Osmanit dhe Haxhi Avdylit, sipas Qunit nuk ka ndikuar që të lëvizë elektorati i partisë.

“Do të ishte më mirë sikur të ishin edhe Osmani edhe Avdyli. Jemi para një akti kur këto gjëra janë definuar. Ata janë në listën e VV-së tash. Nuk lëviz votuesi i LDK-së aq lehtë nga një formacion politik për shkak të ndonjë ndjeshmërie emocionale në një individ”, është shprehur Quni.

“LDK ka elektorat stabil dhe jam më se i bindur se do të qëndrojnë besnikë. Unë miqtë e mi dhe Mustafa kemi kërkuar gjuhë të përbashkët. Nuk e  shoh aq tragjike [që s’janë]. Secili është i lirë ta shpreh qëndrimin dhe ta gjejë veten aty ku mund të japë kontribut”, tha Quni

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mëngjesi i së shtunës ka filluar me reshje shiu e…