Pavarësisht prej dëmeve materiale nga vërshimet, situata është nën kontroll
19 gusht 2020
| 08:12
Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka thënë se, pavarësisht prej dëmeve materiale pas vërshimeve të mbrëmshme në tërë vendin, gjendja është kontroll.
Hoti në një shkrim publikuar në “Facebook” ka shkruar se janë mobilizuar të gjitha shtabet emergjente lokale. “Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për t’u dalë në ndihmë qytetarëve të prekur nga vërshimet… Janë mobilizuar të gjitha shtabet emergjente lokale, ndërkohë që edhe Policia e Kosovës, Njësitë Profesionale të Kërkim-Shpëtimit dhe Zjarrfikësit janë në gjendje gatishmërie. Për fat, me gjithë dëmet materiale, në tërë vendin gjendja është nën kontroll”, ka shkruar Hoti. /Epoka e re/



