PDK-ja do të merr pjesë në takimin e presidentes

12 shtator 2021 | 16:27

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu ka bërë me dije se kjo parti do të marrë pjesë në takimin konsultativ të presidentes me partitë politike për të diskutuar lidhur me ndikimin e procesit zgjedhor në situatën epidemiologjike në vend.

Abdullahu ka deklaruar për “Epokën e re” së në këtë takim kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, të gjitha qëndrimet partiake do t`i shfaqë në takim.

“PDK nuk i është shmangur asnjëherë takimeve institucionale dhe do të merr pjesë në takimin e të hënës. Të gjitha qëndrimet dhe propozimet e PDK, kryetari Memli Krasniqi do ti shfaqë në takim”, ka thënë Abdullahu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, ka prezantuar sot masa të…