PDK-ja:  E vërteta do të triumfojë edhe një herë në Hagë

13 janar 2019 | 16:11

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) nëpërmjet një deklarate për medie ka vlerësuar se Gjykata Speciale është beteja e radhës që do ta fitojë Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

“E vërteta do të triumfojë edhe një herë në Hagë, siç ka ndodhur në të kaluarën. Dhe e vërteta e vetme e luftës sonë është mbrojtja e popullit, lufta për liri dhe drejtësi kundër një pushteti vrastar të Serbisë. Gjykata Speciale është një e re e zezë mbi Kosovën, por është e përkohshme dhe beteja e radhës që do ta fitojë Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, është thënë në këtë deklaratë.

PDK-ja beson përjetësisht në kauzën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në njerëzit e saj të cilët ishin të gatshëm të japin gjithçka nga vetja e tyre për lirinë e popullit dhe për shtetin e Kosovës.

“Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa dhe kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku edhe sot iu përgjigjen ftesave të drejtësisë, për të dëshmuar mbi luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Partia Demokratike e Kosovës, vlerëson se ky veprim është edhe një dëshmi më shumë për gatishmërinë e secilit pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për t’iu përgjigjur çdo pretendimi, nga kudo që e ka burimin”, është theksuar më tutje në deklaratën e kësaj partie.

Partia Demokratike e Kosovës do të jetë gjithmonë përkrah vlerave të UÇK-së, pjesëtarëve të saj dhe përherë e gatshëm të bashkëpunojmë me drejtësinë.

“Lufta e UÇK-së është e shenjtë, shteti i Kosovës është i shenjtë, e ardhmja e fëmijëve tanë është e shenjtë”, është thënë në deklaratën për medie të PDK-së.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prodhuesit e bukës në Kosovë, tashmë kanë filluar me rritjen…