PDK-ja: Emërimi i anëtarit tonë të dytë në KQZ , fitore e kushtetutshmërisë

30 korrik 2021 | 15:38

“Emërimi i anëtarit të dytë të PDK-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, edhe pse i vonuar në mënyrë të paarsyeshme për rreth tre muaj nga presidentja Osmani, gjithsesi ishte rruga e vetme kushtetuese dhe ligjore”, kështu ka thënë në një reagim Partia Demokratike e Kosovës (PDK) pas betimit që bëri sot anëtari i saj, Ilir Gashi, te presidentja.

PDK-ja ka theksuar se përgjatë kësaj periudhe disa herë e kanë pohuar se përpjekjet e presidentes Osmani për të interpretuar normat kushtetuese në mënyrë të anëshme e në favor të partisë në pushtet dhe kryeministrit Albin Kurti, janë shkelje kushtetuese dhe të dëmshme për funksionimin e demokracisë.

“Ky emërim sot vjen vetëm pas kërkesës së PDK-së në Gjykatën Kushtetuese dhe presionit publik të shoqërisë civile që argumentuan bindshëm për të drejtën tonë. Presidentja Osmani duke e emëruar anëtarin e dytë të PDK-së jashtë afateve ligjore, ka rrezikuar seriozisht funksionimin normal të KQZ-së në këtë periudhë të zgjedhjeve lokale. Prandaj, kjo nuk është vetëm një fitore juridike e radhës e PDK-së, por mbi të gjitha është fitore e kushtetutshmërisë përballë apetiteve të pushtetit sundues për të kapur dhe vënë në kontroll edhe institucionet e pavarura kushtetuese”.

“Bazuar në rezultatin e certifikuar zgjedhor kanë dalë katër grupe parlamentare që përfaqësojnë shumicën në Kuvend dhe këto grupe në KQZ do të përfaqësohen me gjashtë (6) anëtarë siç përcaktohet me Kushtetutë, ku dy grupet më të mëdha parlamentare do të përfaqësohen me nga dy anëtarë”, është thënë në reagimin e PDK-së.

Dy anëtarë të ri të KQZ-së dhanë betimin para presidentes Osmani

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Manchester United, Marcus Rashford do të operohet nga…