PDK-ja fillon përgatitjet për zgjedhjet e brendshme

19 shtator 2018 | 18:38

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka bërë me dije se Këshilli Drejtues i kësaj partie ka diskutuar për përgatitjet për zgjedhjet e brendshme.

Veseli ka thënë se ky proces zgjedhor do të jetë i hapur dhe gjithëpërfshirës.

“Në Këshillin Drejtues të PDK-së, për të diskutuar përgatitjet për zgjedhjet e brendshme. Ky proces zgjedhor do të jetë tërësisht i hapur, gjithëpërfshirës, gërshetim kreativ gjeneratash dhe hapje dyersh për të gjithë ata që kanë ide dhe duan të kontribuojnë për vendin. Të rinj e të vjetër së bashku me shpirtin gjithmonë të ri të PDK-së. Dekada e Re e Pavarësisë do të flasë me zërin e Partisë Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Në Këshillin Drejtues të PDK-së, për të diskutuar përgatitjet për zgjedhjet e brendshme. Ky proces zgjedhor do të jetë…

Publiée par Kadri Veseli sur Mercredi 19 septembre 2018

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Beqir Blakaj, babai i ish-prokurorit special, Elez Blakaj, i është…