Babai i Elez Blakajt: Ramush Haradinajn e kam idol

19 shtator 2018 | 18:33

Beqir Blakaj, babai i ish-prokurorit special, Elez Blakaj, i është përgjigjur fyerjeve që ia ka bërë kryeministri Ramush Haradinaj djalit të tij, si dhe kërcënimet që ish-prokurori ka marrë gjatë hetimeve të mashtrimeve në listat e veteranëve.

Ai në emisionin “Frontal” të televizionit 7, ka thënë se Haradinajn e ka idol. “Unë zotin Haradinaj e kam idol. Më pëlqen. E kam votuar me gjithë qenien. Por, nuk ka nevojë që ta ofendoj djalin”, ka thënë Blakaj.

Kryeministri Haradinaj e kishte quajtur “hajn të pulave”, ish-prokurorin Elez Blakaj, i cili ka lënë gati aktakuzën për fryrjen e listave të veteranëve dhe ka shkuar në ShBA pas dorëheqjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Maria Sharapova është detyruar t’i japë fund para kohe këtij…