PDK-ja kërkon anulim, e jo pezullim të vendimit për tiketat ngjitëse

22 korrik 2021 | 11:49

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar pasi që qeveria ka vendosur ta pezullojë vendimin për tiketën prej 5 euro për regjistrim të automjeteve.

Në Kuvendin e Kosovës, ai ka thënë se kjo parti nuk pajtohet vetëm me pezullim të këtij vendimi.

Sipas tij, PDK-ja kërkon anulimin e tërësishëm të këtij vendimi.

“Ne nuk pajtohemi vetëm ne pezullimin e kësaj takse, ne kërkojmë të anulohet. Siç thotë një fjalë popullore, ne ia kemi zënë Qeverisë dorën në xhep, e mirë që nuk kemi lejuar me ua marrë paret”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drita do të kërkojë ta nxjerrë një rezultat pozitiv në…