PDK-ja kërkon që të votohet sot Ligji për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme

28 qershor 2018 | 11:19

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka kërkuar nga deputetët e opozitës në Kuvend, që të përcaktohen për një datë definitive për të kaluar Projektligjin për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme.

Ai ka propozuar që ky projektligj të votohet në seancën e sotme.

“Ta kalojmë sot në parim këtë ligj, kur të dojë opozita për herën e dytë le ta thonë një datë, le të përcaktohen. Mos thoni këqyrim, sepse ajo do të thotë në nëntor”, është shprehur Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"KEDS Kids Academy", është organizimi më i ri nga KEDS-i…