PDK-ja lëshon deklaratë publike pas takimit në Ambasadën e ShBA-së

31 janar 2023 | 14:40

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka bërë me dije se  të martën i është përgjigjur pozitivisht ftesës së ambasadorit të ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, për takim të përbashkët me përfaqësues të qeverisë, partive politike dhe shoqërisë civile, ku është diskutuar për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Me këtë rast, PDK-ja nëpërmjet një deklarate publike ka vlerësuar lartë angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në të gjitha fazat më të rëndësishme të vendit, nga çlirimi, pavarësia dhe shtetndërtimi.

“Qëndrimet e Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me dialogun janë të qarta, publike dhe konsistente. Rrjedhimisht, PDK në vazhdimësi i ka dhënë mbështetjen e nevojshme dhe e ka inkurajuar Qeverinë për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë, ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme, me njohjen reciproke në qendër. Partia Demokratike e Kosovës do të jap gjithmonë kontributin e saj aktiv kur në pyetje është interesi i shtetit dhe i qytetarëve të Kosovës”, është thënë në deklaratën e PDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë me dije se…