PDK-ja: Nuk do të lejojmë të kalojë Ligji për zyrtarët publikë

08 mars 2024 | 14:59

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës ka miratuar ligjin për zyrtarët publikë.

Përparim Gruda nga subjekti më i madh opozitar, ka thënë se qeveria nuk e ka marrë parasysh një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese për këtë ligj.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se PDK-ja nuk do ta lejojë këtë arbitraritet.

“Qeveria ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 08/L-197 për zyrtarët publikë, në kundërshtim me Aktgjykimin në rastet KO 216/22 dhe KO 220/22 të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Qeveria ka lënë në fuqi dispozitat që përcaktojnë se pozitat e nivelit të ulët dhe të mesëm drejtues do të jenë me mandat 4-vjeçar, në kundërshtim me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila kishte përcaktuar se emërimet në këto pozita para hyrjes në fuqi të Ligjit bazë për Zyrtar Publik nuk i nënshtroheshin emërimit me mandat, por mbajnë vendet e tyre të punës sipas aktemërimeve që kanë pasur. Kjo është një fazë e re e shkeljes së Kushtetutës së Kosovës nga qeveria, ku edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, dispozitat jokushtetuese përfshihen në ligje. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) nuk do ta lejoj këtë arbitraritet”, ka thënë Gruda.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…