PDK-ja përjashton tre zyrtarë nga dega e Gjilanit, kjo është arsyeja

25 gusht 2023 | 15:37

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka marrë vendim të premten për përjashtimin e tre anëtarëve të kësaj partie nga Gjilani.

Bëhet fjalë për Leonora Morina – Bunjakun, Enver Shabanin dhe Bajram Isufin, të cilët sipas PDK-së nuk i kanë respektuar vendimet e kësaj partie.

“Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës, si rezultat i mosrespektimit të këtij vendimi nga disa anëtarë të saj nga Dega në Gjilan, në mbledhjen e sotme ka vendosur që të përjashtojë nga të gjitha strukturat e saj, tre anëtarë: Leonora Morina – Bunjakun, Enver Shabanin dhe Bajram Isufin. Zyrtarët e përjashtuar nuk kanë zbatuar qëndrimet partiake dhe vendimin e Këshillit Drejtues të PDK-së edhe pas kërkesës me shkrim të datës 31 korrik 2023, të komunikuar zyrtarisht nga sekretari i përgjithshëm i PDK-së dhe kanë vazhduar të shërbejnë Lëvizjen Vetëvendosje në Komunën e Gjilanit, përkundër prishjes së koalicionit kohë më parë”, ka njoftuar PDK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mbajtur mbledhjen e kryesisë,…