PDK-ja përkujton 23-vjetorin e betejës së Zhegocit

15 prill 13:06

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka përkujtuar 23-vjetorin e betejës së Zhegocit, që shënon përfshirjen e tërë territorit të Kosovës në luftë frontale të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me forcat paramilitare serbe, të cilat gjatë prillit kishin filluar fushatën e egër të spastrimit në fshatrat e Anamoravës.

“Sot, kujtojmë heroizmin e tetë ushtarëve të UÇK-së, të cilët ranë dëshmorë dhe 18 martirëve që u flijuan në këtë betejë, për të vënë themelet e lirisë së shtetit tonë. Lavdi e përjetshme!”, është thënë në njoftimin e PDK-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KFOR-i ka njoftuar se këtë javë ka ateruar në aeroportin…