PDK-ja propozon Krasniqin për nënkryetar Kuvendi, Hamzën shef të grupit parlamentar
26 dhjetor 2019
| 13:57
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot deputetët e rinj të PDK-së, ku është diskutuar për mbarëvajtjen e seancës konstituive të Kuvendit.
Në këtë mbledhje të grupit parlamentar, PDK-ja ka emëruar Bedri Hamzën shef të grupit parlamentar të këtij grupi, ndërsa deputeti Memli Krasniqi do ta propozojnë për pozitën e nënkryetarit të Kuvendit.
/Epoka e re/



