PDK-ja reagon për shkarkimin e komandantit të policisë në Skenderaj

02 shtator 2021 | 11:33

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) Dega në Skenderaj ka reaguar për shkarkimin e komandantit të stacionit policor në Skenderaj, Basri Durmishi.

PDK-ja ka theksuar se një akt i tillë përveç së është i kundërligjshëm është veprim direkt politik dhe atak ndaj paanësisë dhe objektivitetit të institucionit ligjzbatues të cilin e ka personifikuar në mënyrën më të mirë Durmishi.

“Shkarkimi i z. Durmishi paraqet hapin e radhës të Albin Kurtit e Xhelal Sfeçlës për të goditur stabilitetin dhe sigurinë publike në Skenderaj. Binomi Kurti e Sfeçla pas përpjekjeve të dështuara që përmes njësive të specializuara të cenojnë rendin publik në Skenderaj, tani po provojnë që përmes ndërhyrjes politike në strukturën komanduese të krijojnë ‘Junten’ policore për të nënshtruar vullnetin dhe bindjen e lirë qytetare në prag të zgjedhjeve lokale. PDK-ja dega në Skenderaj u bën thirrje zyrtarëve policorë për kujdes dhe maturi në veprime ndaj urdhrave politikë që do i marrin, ndërsa i ftojmë qytetarët për durim dhe qetësi! Ditë të mira po vijnë ..!”.

“Më 17 tetor të bashkuar si asnjëherë më parë t’u japim fund marrëzive të tilla e ta rikthejmë besimin e ndërsjellë bashkëpunimin e shendosh dhe mirëkuptimin e sinqertë si vlera të patjetërsueshme të shoqërisë sonë. Më votën tuaj t’ia rikthejmë dinjitetin Drenicës”, është thënë në reagimin e degës së PDK-së në Skenderaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ashtu siç ishte paralajmëruar, Kuvendi i Shqipërisë do të drejtohet…