PDK-ja tërhiqet nga draftrezoluta, ajo e LV-së nuk merr votat e mjaftueshme

09 korrik 2020 | 11:57

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është tërhequr nga draftrezoluta të cilin e kishin prezantuar në seancën e kaluar për raportimin e kryeministrit Avdullah Hoti në Kuvend për dialogun.

Kjo draftrezolutë ishte paraparë që të votohej sot, por deputeti i PDK-së, Memli Krasniq,  ka thënë se do të tërhiqen, pasi sipas tij tani ka një situatë tjetër politike.

“Ne ditën kur kishim seancën e raportimit të kryeministrit për dialogun në Kosovës ishte një situatë politike tjetër, se ishte para se të ndodhte deklarimi i prokurorisë për aktakuzë ndaj Thaçit e Veselit. Normalisht se një çështje e rëndësishme siç është dialog”, ka thënë Krasniqi.

Ndërsa draftrezoluta e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, konkretisht nga shefi i grupit parlamentar të kësaj lëvizje, Rexhep Selimi nuk ka marrë votat e mjaftueshme të deputetëve.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Zafir Berisha, ka deklaruar se…