PDK mban sot Konventën e Përgjithshme

21 qershor 2025 | 09:06

Partia Demokratike e Kosovës sot do të mbajë Konventën e Përgjithshme, të njëmbëdhjetën me radhë.

Kjo Konventë do të mbahet në Klan Arena me fillim nga ora 11:30, sipas njoftimit të lëshuar për media.

PDK theksoi se mediat mund të marrin pamje në fillim të Konventës dhe ta përcjellin fjalimin hyrës të kryetarit aktual, Memli Krasniqi.

Pas përfundimit të konventës, PDK-ja do të mbajë konferencë për media.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfshihen nga zjarri dy vetura në ‘Bregun e Diellit’ në…