PDK zgjedh dy kryetarë të degëve: Lulzim Sadiku në Obiliq, Adem Morina në Has të Prizrenit

30 mars 2019 | 23:34

Partia Demokratike e Kosovës, sot, përmbylli zgjedhjet e brendshme në Degët e Obiliqit dhe në Has të Prizrenit, ku me shumicë të votave të delegatëve, kryetar i Degës në Obiliq u zgjodh Lulzim Sadiku, ndërsa në Has të Prizrenit kryetar u zgjodh Adem Morina.

Kuvendi i degës së PDK-së në Obiliq, zgjodhi edhe Këshillin drejtues me 35 anëtarë si dhe 5 delegatët për Kuvendin e përgjithshëm zgjedhor, i cili do të kulmoj me zgjedhjen e strukturave të reja të Partisë Demokratike për jetësimin e platformës Dekada e Re.

Punimet e Kuvendit zgjedhor të degës, në emër te kryetarit Kadri Veseli, i përshëndeti nënkryetari i partisë, Bajrush Xhemajli. Ai tha se procesi zgjedhor në PDK rikonfirmon fuqinë politike të partisë më të madhe në vend e cila në këtë proces po reformohet dhe fuqizohet edhe më shumë për Dekadën e Re. 

Ndërsa, kuvendi zgjedhor i degës në Has të Prizrenit, zgjodhi edhe Këshillin drejtues prej 40 anëtarësh dhe delegatët për Konventën qendrore. 

Të pranishmit fillimisht i përshëndeti kryetari i deritashëm i degës, Nezir Çoçaj, i cili prezantoi të arriturat e degës dhe fitoret e njëpasnjëshme në mes të dy kuvendeve. 

Ndërsa, Betim Gjoshi nga Komisioni Qendror i zgjedhjeve në PDK, tha se platforma Dekada e Re do të shtrihet në secilën lagje të Kosovës dhe po merr mbështetje nga të gjithë qytetarët. 

Platforma e PDK-së, Dekada e Re dhe vizioni i liderit Kadri Veseli, ka për qëllim zhvillimin e qëndrueshëm, ofrimin e hapësirës për kuadro të reja të cilat do të jenë në shërbim të ndërmarrësisë, ideve novatore të qytetarëve brenda vlerave integruese, me besim dhe zhvillim.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhudistët e Kosovës kanë shënuar edhe një sukses të jashtëzakonshëm…