Peci e Barišić u pajtuan që të thellojnë bashkëpunimin mes Kosovës e Kroacisë

10 qershor 2021 | 15:10

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka pritur sot në një takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barišić, me të cilën ka diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve në këtë sektor tejet të rëndësishëm për zhvillim ekonomik.

Gjatë takimit, ata u pajtuan që të thellojnë bashkëpunimin mes Kosovës e Kroacisë, në veçanti në shkëmbimin e eksperiencave dhe praktikave më të mira në zhvillimin dhe avancimin e sektorit të bujqësisë si një nga potencialet kryesore të dy vendeve.

Ministri e njoftoi ambasadoren edhe me programet zhvillimore dhe projektet e Ministrisë, përmes të cilave theksoi se synojnë që gjatë këtij mandati ta avancojnë këtë sektor sipas standardeve më të mira evropiane.

Nga ana e saj ambasadorja, Danijela Barišić, rikonfirmoi gatishmërinë e shtetit të saj për të ndihmuar zhvillimin bujqësor të vendit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e…