Pedro vendos dy rekordet historike

30 maj 2019 | 15:51

Sulmuesi i skuadrës së Chelseat, Pedro është cilësuar si njeriu i finaleve. Me triumfin ndaj Arsenalit, 31-vjeçari regjistroi 2 rekorde personale. Spanjolli u bë lojtari i parë që fiton Kupën e Botës, Kampionatin Evropian, Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës, Botërorin e Klubeve si dhe Superkupën e Evropës.

Pedro ka fituar kështu çdo kompeticion të mundshëm, teksa askush nuk e ka arritur suksesin e këtij futbollisti.

31-vjeçari është gjithashtu lojtari i parë në histori që ka shënuar në 3 finale Evropiane për klube. Sulmuesi ka arritur ta dërgojë topin në rrjetë në finalet e Ligës së Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Superkupës së Evropës.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të Menaxhimit të Financave Publike, Komisioni Evropian në…