Peja i kthehet fitoreve

15 janar 2023 | 22:10

KB Peja ka shënuar fitore ndaj Vëllaznimit në udhëtim me rezultat 57:81 (15:15, 16:23, 15:18, 11:28), në xhiron e 18-të të Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll.

 

Çereku i parë ishte i barabartë, ku asnjëra skuadër nuk arrinte shkëputjen duke përfunduar kjo pjesë 15:15. Edhe periudha e dytë ishte kryesisht e barabartë deri në tre minutat e fundit të kësaj pjese, kur verdhezinjtë me një seri prej 0:9, shkruan në pushim mes pjesëve 31:38.

 

Në periudhën e tretë pejanët ishin më të mirë për një nuancë, duke e ngritur epërsinë, kurse shifrat pas 30 minutash ishin 46:56. Në dhjetë minutat e fundit mysafirët vetëm sa e shtuan epërsinë dhe triumfuan 57:81, duke u kthyer te fitoret pas dy humbjeve radhazi.

 

Te Vëllaznimi u dalluan Diamond Dod me dhjetë pikë e 14 kërcime dhe Atik Koshi me 11 pikë, ndërsa te Peja më i miri ishte Brad Waldow me 20 pikë e 18 kërcime.

 

Kuqezinjtë kanë shtatë fitore e 11 humbje, kurse verdhezinjtë 13 fitore e pesë humbje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Katalonasit e ka fituar Superkupën e Spanjës këtë edicion duke…