Peja kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës Unike

28 mars 2024 | 21:06

Peja është skuadra e tretë gjysmëfinaliste e Final 8 Liga Unike Lajthize.

Në çerekfinalen e zhvilluar në Vlorë, ka problem ka mundur Teutën me rezultat 122:78 (45:13, 28:21, 30:21, 19:23), derisa në gjysmëfinale do të përballet me Golden Eagle Ylli.

Kampioni i Kosovës e nisi ndeshjen më mirë dhe nga fillimi deri në fund ishin më të mirë, duke mos u vënë fitorja asnjëherë në dyshim dhe triumfuan në fund me shifrat e larta 122:78.

Më i miri te Peja ishte Justin Davis me 29 pikë, 14 kërcime e gjashtë asistime, derisa Patrick Bacon te Teuta me 27 pikë, pesë kërcime e gjashtë asistime.

Gjysmëfinalet do të zhvillohen të premten, kurse finalja dhe ndeshja për vendin e tretë, të dielën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i kombëtares së Kosovës Albion Rrahmani duket se e…