Peja rikthehet me fitore në Superligë

29 shtator 2019 | 19:37

Peja ka shënuar fitoren e parë në edicionin e ri, duke mundur në udhëtim skuadrën e Pejës me rezultat 70:78 (21:22, 12:20, 19:20, 18:16).

Ndeshja në Prizren ka qenë shumë interesante, derisa dallimi është bërë në çerekun e dytë, ku pejanët fituan 20:12, për të shënuar fitoren e parë në edicionin e ri. Peja kishte munguar edicionin e kaluar në elitë, derisa rikthimi i saj premton se, garat në Superligë do të jenë mjaft interesante.
Malcolm Armstred shënoi 28 pikë për verdhezinjtë, derisa Henrit Sirko kishte 17 pikë e 13 kërcime, kurse Jordan Martin kishte nëntë pikë e dhjetë kërcime.

Te Ponte Prizreni u dalluan Malcolm Canada me 21 pikë dhe Arnold Sanders me 20 sosh.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazmend Syla ka lindur në Grabanicë të Klinës. Familja e…