Peja rikthen Kovaqin

12 shtator 2019 | 16:51

KB Peja ka rikthyer në skuadër basketbollistin e njohur Beq Kovaqi. Peja ka bërë disa goditje në ditën e fundit të afatit kalimtar ku ka zyrtarizuar transferimin me Drilon Hajrizin dhe me trajnerin Jeronimo Sarin.

“KB Peja njofton se ka arritur marrëveshje për të rikthyer në ekipin e saj, Beq Kovaqin, i cili ka qenë pjesë e Pejës edhe më herët. Ai na bashkohet për të luftuar për titullin e kampionit. Kovaqi vitin e kaluar ishte pjesë e KB Feronikelit, ekip të cilit i ndihmoi të inkuadrohet ne Superligë”, thuhet në njoftimin e KB Peja.

/Epoka e re/ 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka qëndruar në Institutin kaponez…