Pellegrini: Wilshere si Pirlo

24 gusht 2018 | 12:59

Trajneri i West Hamit, Manuel Pellegrini, e ka krahasuar Jack Wilsheren me legjendën italiane, Andrea Pirlon.

“Shumë nga ju do e mbani mend Juventusin para pesë ose katër viteve, ata luanin me një mesfushor qendror. Ishte Pirlo. Dhe Pirlo është i njëjti si Jacki. Ai i ka karakteristika e njëjta me Jackin. Mendoj se Jack Wilshere duhet të luajë si Jack Wilshere. Ai nuk është një mesfushor me tipare defensive. Duhet ta lësh të luajë i lirë dhe i vetëm, ai duhet t’i pranojë topat sepse mund të bëjë gjëra të mëdha”, ka thene Pellegrini.

 

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është deklaruar dje se ish-presidenti…