Pendarovski: BE-ja i ka harruar Kosovën dhe Bosnjën

25 gusht 2022 | 15:12

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka deklaruar se Bashkimi Evropian i ka harruar Kosovën dhe Bosnjën e Hercegovinën.

“Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova janë absolutisht vende të harruara, absolutisht të harruara. Kosova nuk mund të marrë liberalizimin e vizave. Dhe çfarë lloj entuziazmi ju dëshironi që në atë popullatë, të jetë për Bashkimin Evropian” pyeti Pendarovski.

Duke folur për rrugën e deritanishme evropiane të Maqedonisë së Veriut, Pendarovski tha se nuk është i kënaqur duke pasur parasysh se negociatat për anëtarësim po fillojnë pas 17 vitesh pritjeje me status të kandidatit.

“Ne praktikisht u harruam nga BE-ja dhe me një sërë shantazhesh ndërkohë, falë Zotit arritëm disi të bënim një lloj kompromisi me Republikën e Bullgarisë, me ndihmën e presidencës franceze dhe filluam negociatat. Nëse shikoni prapa, nga viti 2005 jemi me statusin e kandidatit dhe tek tani fillojmë negociatat, askush nuk mund të thotë se jemi shumë të suksesshëm në këtë drejtim”, tha ai në një intervistë për Anadolu Agency.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se janë duke…