Pendarovski: Vazhdojmë garën, nesër fillojmë prezantimin e konceptit

24 prill 2024 | 22:46

Kandidati i LSDM-së, Stevo Pendarovski deklaroi se gara vazhdon në Maqedoninë e Veriut dhe se që nesër, do të fillojë të prezantojë konceptin e tij.

Ai në një deklaratë për media tha se nesër do të filloj nga zero.

Ndërkohë u bëri thirrje të gjithë atyre që sot nuk e realizuan të drejtën e votës, atë ta bëjnë më 8 maj.

“Fillojmë nga zero, fillojmë nga fillimi dhe në këto 20 ditë do të promovoj konceptin time në të cilin thellë besojë. Inkurajoj qytetarët të cilët sot nuk dolën në këtë raund të zgjedhjeve, i inkurajoj që të dalin dhe të votojnë më 8 maj, ku pres një jehonë dhe më të madhe të votuesve”, tha Pendarovski.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Valon Syla tha se kryeministri Albin Kurti ka marrë…