Pensionohet Armend Dallku

18 korrik 17:13

Kapiteni i Prishtinës, Armend Dallku është pensionuar nga futbolli aktiv. Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e skuadrës nga kryeqyteti, kurse Dallku do të mbetet pjesë e Prishtinës në shtabin teknik.

Armend Dallku

“Armendi mund të jetë dukur i ashpër, por Armendin e vërtet e çmojnë të gjithë. Si me disiplinën jashtëzakonisht profesionale në trening, si për angazhimin në fushë, si për mikun e madh të çdo njërit jashtë fushës në jetën e përditshme. Armendi do t’i mungoj fushës së blertë, por me Armendin Prishtina do të vazhdoj bashkëpunimin edhe shumë gjatë më tej”, thuhet në njoftim e klubit nga kryeqyteti i Kosovës.

36-vjeçari përveç Prishtinës ka luajtur edhe për Elbasanin dhe Vorskla Poltavan. Ndërsa për Kombëtaren e Shqipërisë është paraqitur në 64 ndeshje dhe ka shënuar një gol.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme të…