Pensionohet Debatik Curri

05 gusht 2018 | 14:17

Ish-lojtari i Kombëtares së Shqipërisë, Debatik Curri është pensionuar nga futbolli aktiv.

Faqja zyrtare e skuadrës së Prishtinë se ka konfirmuar lajmin për pensionimin e mbrojtësit “bardhekaltër”, i cili tash e tutje do të punoj në stafin e trajnerëve.

“Debatik Curri nga ky edicion do të punojë me skuadrën, por do të jetë në stafin e trajnerit duke i dhënë ngadalë fund karrierës brilante që ka pas vetes”, thuhet në njoftimin e Prishtinës. Curri gjatë karrierës së tij ka luajtur për Prishtinën, Vorskla Poltava, Gençlerbirligi, Hoverla Uzhhorod, Sevastopol, Tirana dhe Flamurtari Vlorë.

/Epoka e re/  

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike ka përfunduar…