Pensionohet Goran Pandev

23 shtator 15:50

Goran Pandev e ka mbyllur karrierën në moshën 39-vjeçare teksa eksperienca e tij e fundit ishte me skuadrën e Parmës në Serie B. Ish-sulmuesi maqedonas ka pasur një eksperiencë të gjatë në Itali me klubet elitare si Inter, Lazio dhe Napoli.

“Kthej kokën pas dhe ende nuk më besohet fakti që do të tërhiqem nga futbolli. Ka qenë një rrugëtim i jashtëzakonshëm, kam përjetuar shumë emocione  dhe dua të falënderoj të gjithë ata që më kanë shoqëruar në rrugëtimin tim. Falënderoj familjen time dhe gruan, gjithashtu edhe babain tim që më lejoi të ndiqja këtë rrugëtim. Falënderoj të gjithë trajnerët për besimin dhe për atë çka më kanë mësuar. Një përqafim për të gjithë tifozët, mbyllet një kapitull i bukur, por marr me vete emocione shumë të bukura. Jam i lumtur që i kemi ndarë së bashku”, ka thënë Pandev.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të…