Pensionohet Nicolas Burdisso

10 tetor 2018 | 16:28

Ish-mbrojtësi që u bë i njohur me fanellën e Interit, Nicolas Burdisso e ka mbyllur me futbollin e luajtur. Argjentinasi ka njoftuar në llogarinë e tij në “Instagram” tërheqjen nga futbolli në moshën 37-vjeçare.

Burdiso ka luajtur plot 551 ndeshje në karrierën e tij si profesionist, gjithashtu numëron 49 grumbullime me kombëtaren argjentinase. 37-vjeçari gjithashtu ka fituar Serinë A dhe kupën e Italisë me fanellën e Interit.

“Sot, 19 vite pas debutimit tim, ka ardhur koha që unë të mbyll aventurën time si futbollist. Falënderoj të gjithë ata që më shoqëruan në këtë udhëtim. Familjen time, shokët e skuadrës, klubet ku kam luajtur, trajnerët dhe mbi të gjithë dua të falënderoj tifozët. Ndihem krenar dhe kam bërë çdo gjë që kam ëndërruar që fëmijë”, ka shkruar Burdisso.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka disa muaj që ka filluar ndërtimi i objektit të…