Pensionohet Nikollë Dushi

29 dhjetor 2019 | 14:30

Sulmuesi gjakovar, Nikollë Dushi, i ka dhënë fund karrierës së pasur si futbollist.

Dushi e ka bërë lajmin të ditur pasi mori çmimin e futbollistit të vitit nga Komuna e Malishevës, pas paraqitjeve fantastike për KF Malishevën në stinorin vjeshtor në Ligën e Parë.

“Futbollist i vitit në Komunën e Malishevës për 2019! Faleminderit të gjithëve për vlerësimin e juaj ndaj meje. Gjithashtu e falënderojë klubin FC Malisheva për çdo gjë që ka bërë për mua. Stafin, bashkelojtarët e mi që pa ndihmën e tyre nuk kisha mundur ta fitoja këtë çmim. Më vjen keq që më nuk do të jem pjesë e klubit Malisheva, pasi që kam marrë një vendim që nga sot e tutje më nuk do të jem futbollist aktiv”, k thënë Dushi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër të Kosovës dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje,…