Pentagoni “planifikon” të armatosë Ukrainën me raketa të avancuara kundër anijeve ruse

21 maj 2022 | 09:16

Shtëpia e Bardhë po punon për të armatosur Ukrainën me raketa të avancuara kundër anijeve për të luftuar marinën ruse.

Nga ana e saj Ukraina ka kërkuar mbështetje më të avancuara nga SHBA-të përtej ndihmës aktuale të artilerisë, raketave Javelin dhe Stinge.

Megjithatë zyrtarët aktualë dhe ish-zyrtarët amerikanë dhe burimet e kongresit flasin për pengesa për dërgimin e armëve me rreze më të gjatë, më të fuqishme në.

Ukrainë, që përfshijnë kërkesa të gjata për trajnim, vështirësi në mirëmbajtjen e pajisjeve ose shqetësime se armatimi amerikan mund të kapet nga forcat ruse, përveç frikës nga përshkallëzimi, shkruan Reuters.

Në prill, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy i bëri thirrje Portugalisë që t’i sigurojë ushtrisë ukrainase armë Harpoon, të cilat kanë një rreze veprimi deri në pothuajse 300 km.

Bryan Clark, një ekspert detar në Institutin Hudson, tha se 12 deri në 24 raketa kundër anijeve si Harpoon me rreze mbi 100 km do të mjaftonin për të kërcënuar anijet ruse.

“Nëse Putini këmbëngul, Ukraina mund të nxjerrë anijet më të mëdha ruse, pasi ato nuk kanë ku të fshihen në Detin e Zi”, tha Clark.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot dhe nesër vazhdon testimi i dytë i shndërrimit të…