Për 39 ditë do të luhen 110 ndeshje

30 maj 2020 | 16:17

Dihet se sezoni në La Liga do të vazhdojë. Kampionati elitar i futbollit në Spanjë kthehet më 11 qershor, me derbin Andaluzian, mes Real Betis dhe Sevilla.

Nga 11 qershori deri më 19 korrik, do të ketë ndeshje çdo ditë në kampionatin spanjoll, që i bije që 110 ndeshje të luhen në një periudhë prej 39 ditëve.

Kalendari i La Ligas nuk është shpallur ende zyrtarisht, por nuk ka shumë hapësirë, kështu që pak a shumë dihet se si do të luhet.

Shkaku i temperaturave të larta, do të ketë ndryshime në oraret e ndeshjeve, ku shumica e tyre do të luhen natën, me përjashtim të klubeve që janë në pjesën më veriore të Spanjës.

Shumë shpesh klubet do të luajnë dy herë në javë dhe është e sigurt që shumë nga skuadrat, veçanërisht ato më të voglat, nuk janë mësuar me këtë ritëm, kështu që mbetet të shihet se cilat do të jenë rezultatet e tyre.

Deri në fund të sezonit në La Liga kanë mbetur edhe 11 xhiro për t’u luajtur, dhe një luftë e madhe për titull do të bëhet mes Barcelonës dhe Real Madrid.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vëmendja ishte përqëndruar e gjitha te gara e dyfishtë e…