Për çka i bie pishman Iva Aliko ?

27 shkurt 2020 | 13:35

Iva Aliko është ndër të paktat femra të showbizz-it, në Shqipëri që ka pranuar ndërhyrjet kirurgjikale. Madje shprehu pendesë duke thënë se do i shfryjë buzët dhe gjoksin në momentin që do gjejë një mjek të mirë.

Ajo rrëfeu se i bëri ndërhyrjet kirurgjikale në një kohë kur ishin trend duke mos menduar gjatë pasojat e veprimit e saj, të cilat thotë se po i vuan edhe sot.

“Unë jam kundra ndërhyrjeve plastike edhe pse i kam bërë vete. I kam bërë para shumë vitesh dhe jam bërë pishman, jam penduar. Po përpiqem ti heq por do gjej vendin e duhur. Po t’i shfryj patjetër. Nuk më pëlqejnë më. Në kohën që kam kryer ndërhyrjet estetike kanë qenë trend, nuk e mendova gjatë dhe akoma po e vuaj këtë gabim. Derisa të gjej doktorin e duhur, në Shqipëri normalisht nuk bëhet fjalë”– tregoi Iva Aliko e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”.

Ajo pranoi se ndërhyrjet në buzë i ka bërë në moshën 18 vjeçare. “Kam filluar të bëj ndërhyrje tek buzët para shumë vitesh, kur isha 18 ose 19 vjeç”– u shpreh Iva.

Iva Aliko2

Iva Aliko3

Iva Aliko4

Iva Aliko5

Iva Aliko6

Iva Aliko7

Image result for Iva Aliko

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë vizitës së tij në…